Një nga ata është dhe këngëtarja Dafina Zeqiri e cila në një postim të saj tregon se Agim Doçi ishte poeti që i shkroi këngën e parë në gjuhën shqipe.
I gjithë arti në Shqipëri por jo vetëm është në zi pas ndarjes nga jeta të poetit dhe teksshkruesit të mirënjohur Agim Doçit.
Doçi ishte një autori i shumë teksteve të këngëve shqiptare fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.
Të shumta ishin reagimet nga politka dhe arti pas ndarjes së tij nga jeta dhe nga Kosova.
Një nga ata është dhe këngëtarja Dafina Zeqiri e cila në një postim të saj tregon se Agim Doçi ishte poeti që i shkroi këngën e parë në gjuhën shqipe.
“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite” shkruan këngëtarja në postimin e saj.
Poeti Agim Doçi ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme pas një hemorragjie cerebrale dhe prej të shtunës ndodhej në reanimacion në gjendje të rëndë.