Iku në Amerikë me llotarinë amerikane dhe para borxh, sot korcari është pronar i 18 restoranteve

Historia e korçarit Florenc Leshnja që ka emigruar në Amerikë me para borxh dhe sot është pronari i 18 restoranteve.

Si ia doli që të bënte realitet ëndrrën amerikane dhe forca e dëshira për të mos u dorëzuar kurrë…

Florenc Leshnja është një prej korçarëve që ka arritur ëndrrën amerikane ku tashmë është pronar i 18 restoranteve në Amerikë.

“Kur kemi ardhur në USA në qershor të vitit 1999, me llotari amerikane kemi marë lekë borxh. Fillimisht muajt e parë ishin shumë të vështirë, babai akoma nuk hapte valixhet pasi ishte gjithë kohën i zhgënjyer.

Për gjyshërit e mi ikja jonë qe si një vdekje e dytë. Kur erdhëm në Teksas, sikur m’u ndal fryma”- kështu i kujton momentet e para të emigrimit nga Korça për në Shtetet e Bashkuara Florenci.

Ai tregon se fillimisht punën e parë e ka filluar në shpërndarjen e picave, më pas në kuzhinë, ndërsa sot ai ka restorantin e tij dhe jo vetëm një, por falë punës së palodhur sot ndihmon të gjithë komunitetin e shqiptarëve që ndodhen në Teksas.