Ilahitë antiamerikane në shqip, Hoxha Limani: Nuk ka asnjë lloj element që mundet të të tërheq

Hoxha Enes Limani ka folur për ilahitë antiamerikane në shqip dhe rrezikun e tyre.

Në Kosova Today të Klan Kosovës ka thënë se prej këtyre ilahive të kësaj natyre është vetëm një.

“Unë këtë të ashtuquajturën e kam parë para disa viteve nuk është aktuale fatmirësisht është e vetmja e kësaj natyre. Në parime islame, ilahia nuk është diçka e detyruar që të ngarkon që me qenë obligative që me iu përmbajt asaj”.

“Aty nuk ka asnjë lloj element që mundet të të tërheq, qoftë zëri i bukur apo modaliteti, këtë nuk ja vlen ta dëgjosh. Në ilahi nuk duhet të ketë thirrje për dhunë e për vëlla-vrasje”, ka thënë Limani. /Klankosova.tv