Iran/ Incident me helikopterin ku udhëtonte presidenti iranian Efraim Raisi, nuk dihet nëse është rrëzuar apo ka bërë ulje të detyruar

Një helikopter në një kolonë që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi është përfshirë në aksident, raportojnë mediat shtetërore

Burime televizive flasin për një aksident, media të tjera për një ulje emergjente në Azerbajxhanin Persian. Presidenti kishte inauguruar një digë së bashku me presidentin e Azerbajxhanit.

Në zonë, rreth 600 kilometra larg Teheranit, kishte mjegull të dendur. Në kolonë ishte edhe ministri i Jashtëm.Sipas raportimeve të mediave iraniane, 16 ekipe shpëtimi janë dërguar në zonën e aksidentit me dronë, por kërkimet janë vështirësuar nga kushtet e pafavorshme të motit.

Lajm në përditësim…