Tyson Fury ndonëse u mposht nga Oleksandr Usyku ka thënë se nuk e ka merituar humbjen në kategorinë e rëndë të boksit profesionist në meçin që u zhvillua në ‘Kingdom Arena’ të Arabisë Saudite.
Pas humbjes, ai ka thënë se “ishte më i mirë” se boksieri ukrainas, derisa ka pretenduar se fitorja iu dha Usyku-t për shkak të vendit prej nga vjen.
“Isha më i mirë në shumicën e raundeve. Por Ukraina është në luftë dhe për këtë e kanë favorizuar Usykun”, tha Fury.
Në anën tjetër, Usyku ka falënderuar ekipin e tij dhe ka theksuar se “është mundësi e madhe për mua, për familjen time dhe për vendin tim”.