“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku

Tyson Fury ndonëse u mposht nga Oleksandr Usyku ka thënë se nuk e ka merituar humbjen në kategorinë e rëndë të boksit profesionist në meçin që u zhvillua në ‘Kingdom Arena’ të Arabisë Saudite.

Pas humbjes, ai ka thënë se “ishte më i mirë” se boksieri ukrainas, derisa ka pretenduar se fitorja iu dha Usyku-t për shkak të vendit prej nga vjen.

“Isha më i mirë në shumicën e raundeve. Por Ukraina është në luftë dhe për këtë e kanë favorizuar Usykun”, tha Fury.

Në anën tjetër, Usyku ka falënderuar ekipin e tij dhe ka theksuar se “është mundësi e madhe për mua, për familjen time dhe për vendin tim”.