Izraeli thotë se është në “gatishmëri të lartë” për “agresionin iranian”

Izraeli është në “gatishmëri të lartë” për “agresionin iranian”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari në një deklaratë video të publikuar të shtunën.

“Irani financon, trajnon dhe armatos përfaqësuesit e terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, ka thënë Hagari, duke pretenduar se vendi është “sponsorizuesi më i madh shtetëror në botë i terrorit”.

Hagari tha se Irani do të “mbartë pasojat nëse zgjedh të përshkallëzojë situatën më tej”, duke shtuar se Izraeli ka rritur gatishmërinë e tij kundër “agresionit të mëtejshëm iranian; ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Marina e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kapi një anije mallrash në një “operacion me helikopter pranë ngushticës së Hormuzit”, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz tha në një postim në X se anija mallrash “e kapur” nga Irani i përket “një anëtari të BE-së”, duke i bërë thirrje “Bashkimit Evropian dhe botës së lirë që menjëherë të shpallin trupat e Gardës Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste dhe për të sanksionuar Iranin tani”.

Ndryshe, Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri.

Shtetet e Bashkuara aktualisht presin që Irani të kryejë sulme kundër objektivave të shumta brenda Izraelit dhe se përfaqësuesit iranianë mund të përfshihen gjithashtu në kryerjen e sulmeve, thonë burimet, në atë që do të shënonte një përshkallëzim të madh