Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP3”
Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP3”. E teksa mbrëmë nuk pati spektakël, Vëllai i Madh surprizoi 5 finalistët duke u dërguar në shtëpi disa mysafirë.
Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për ca orë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku darkuan mbrëmë me Julian Dedën, Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.
Ndërkohë të ftuarit kanë ngacmuar herë pas here 5 finalistët me pyetje të ndryshme. Në një moment Ina i pyet ata se ‘cili është ai kundërshtar që mund t’u kishte nxjerrë nga shtëpia?’.
I pari që iu përgjigj ishte Juli i cili në fillim tha emrin e Ledjona Xheladinajt dhe më pas tha edhe emrin e Ilnisa Agollit.
“Ajo ndoshta ka nxituar në disa gjëra, por Ledjona do të ishte një konkurrente e fortë. Edhe Ilnisa. Për Ilnisën do kisha thënë do ishte lojtare shumë e fortë, nëse Ilnisa nuk do e flinte mendjen se ka disa të tjerë me dalë përpara saj.
Ilnisa duke menduar këtë gjë, në fakt kishte shumë njerëz me dalë para saj, e uli ritmin pak. Por zarfi i zi erdhi si i papritur”, u shpreh Juli.