“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Arbër Hoxha të mërkurën ka zhvilluar stërvitjen e parë me Dinamo Zagrebin, ndërsa në një intervistë për mediumin kroat “germanijak”, ai ka treguar se ka marr tashmë pasaportën e Shqipërisë dhe beson që do të luajë me kuqezinjtë.

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha ka paralajmëruar kalimin te Shqipëria edhe pse ka disa paraqitje për Kosovën në miqësore, duke konfirmuar  së vitin e kaluar është pajisur edhe me pasaportë të Shqipërisë.

“Po, Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj se do të shkoj në Evropian dhe do të luaj ndaj Kroacisë”, ka thënë Hoxha për sajtin kroat.

25-vjeçari ka tri paraqitje për Kosovën, në ndeshje miqësore.

Kishte luajtur ndaj Suedisë më 12 janar të vitit 2020 e më pas ndaj Guinesë dhe Gambisë në qershor të vitit 2021 dhe që atëherë nuk është ftuar.