Trupi zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës në një mbledhje të veçantë të shtunën, ka rizgjedhur në krye të këtij institucioni fetar edhe për një mandat pesëvjeçar, myftiun Naim Tërnava
Kryetarët e këshillave dhe drejtuesit e institucioneve të Bashkësisë Islame në gjithë Kosovën në mënyrë unanime votuan për zgjedhjen Tërnavës.
Si kandidat i vetëm në ketë garë, Naim Tërnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028.
Kjo është hera e pestë që Tërnava është në krye të BIK-ut.