“Kobra” përjashtohet nga salla e gjyqit në rastin ku akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi

Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin ku Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi që ka ndodhur më 3 janar të vitit 2023.

Por menjëherë pas nisjes Hoxhaj është përjashtuar nga salla e gjyqit nga kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi.

Prokuroria Speciale akuzon Hoxhajn për vrasje të rëndë të viktimës V.C. afër lokalit Kobra City në magjistralen Prishtinë-Zhur më 3 janar 2023.

Hoxha i njohur si kobra akuzohet edhe për mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe katër persona të tjerë.

Sipas Prokurorisë më datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.