Kolonat e pritjet nuk i ndalin, mërgimtarët për fundvit në atdhe

Aty ku lindin, mërgimtarët po vijne për ta pritur ndërrimin e moteve.

E numri i madh i tyre, po shkakton edhe kolona e pritje të gjata.

 “Ne prag te festave te fundvitit, ka filluar edhe ardhja e mergimtareve, ne pikat kufitare ne Kosove brenda 24 oreve te fundit mbi 15 mije vetura e mbi 45 mije persona kane hyre ne vend, e nderkaq ne piken kufitare Dheu I bardhe gjate mesdites kolonat po janë të gjata e pritjet po konsiderohen mbi 1 ore.”

Megjithatë, dëshira e madhe që fundvitin ta presin në gjirin familjar, po i bën bashkatdhetarët që pritjet e kolonat t’i kalojnë pa shumë shqetësim.

E pasi që nga 1 janari, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shnegen, disa mergimtare po shprehen te gatshem qe t’i presin familjaret viteve te ardhshme per festa ne vendet ku jetojne.

Megjithate, diku e ka te rendesishme qe cdo feste ta prese ne atdhe.

Sipas Qendres Kombetare te Menaxhimit Kufitar, neper pikat e tjera kufitare kolonat shkuan deri ne 100 metra e pritjet zgjaten nga 30 minuta deri në dy orë.