‘Krisje’ me trajnerin Sylvinho? Armando Broja reagon për herë të parë: Lajme të rreme, jam i lumtur që jemi në Gjermani

Sulmuesi i Kombëtares dhe Chelseas, Armando Broja ka reaguar në një postim të gjatë në kanalet e komunikimit, duke i quajtur të rreme lajmet për një “krisje” të tij në Kombëtare. 22-vjeçari e thotë qartë se ka qenë jashtë grumbullimit për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave për 11 muaj. Broja shkruan se tekniku nuk e ka përzgjedhur vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar dhe se kishte luajtur shumë pak në këtë periudhë.

Sulmuesi thotë se kanë qarkulluar lajme të rreme dhe se ai e do kombëtaren me gjithë zemër, madje në fund i ka uruar fitoren ne ndeshjen e nesërme me Ishujt Faroe në ‘Air Albania’.