Kthehet nga Italia për të investuar-Mond Gjondrekaj krijoi fermën blegtorale, u mbështet nga AZHBR e BE

Pas shumë vitesh në emigrim, Mond Gjondrekaj nga fshati Trush i Shkodrës u kthye në vendlindje, ku ka investuar në një fermë lopësh. Ai mbarështon 400 krerë lopë në fermën e tij, që është më e madhja e këtij lloji në Shkodër.

Investimi me standarte europiane në teknologji inovative për sistemin e mjeljes është mbështetur nga AZHBR dhe Bashkimi Europian.

“Mora vendim të kthehem në vendin tim e të merrem me fermë lopësh. Fillimisht e kemi nisur me 20 krerë, sot kemi arrit numrin 400 krerë. Kemi pasur mbështetje impianti i mjeljes nga BE dhe qeveria shqiptare”, tha ai.

Prodhimtaria ditore e qumështit arrin deri në 5000 litra, ku këtë sasi të qumështit që e prodhojnë e marrin fabrikat e përpunimit të qumështit me të cilat ai ka lidhur kontratë.

Mondi thotë se synimi është është që brenda një kohe shumë të shkurtër të rrisë numrin e krerëve dhe të prodhojmë rreth 10 mijë litra qumësht.

Investimi në teknologji ka përmirësuar ndjeshëm procesin e mjeljes së qumështit, më shpejt, me cilësi e siguri ushqimore siç i nevojitet përpunuesit dhe tregut.