Kupa e mundjes tradicionale të Gollobordës, fituesi u shpërblye me një dash

Këtë fundjavë u zhvillua në Ostren, Kupa e Mundjes tradicionale të Gollobordës.

Në një aktivitet që marrin pjesë të gjithë të apasionuarit e këtij sporti luftarak, mundësi i Teutës Arjan Danaj doli fitues dhe në fund fitoi një dash si vendi i parë në këtë event.

Në finale, ai mundi Gramoz Kurtin në një ndeshje që dhuroi emocione dhe për të pranishmit. Kjo është hera e dytë që Danaj fiton këtë kupë simbolike pas triumfit në vitin 2022.