Ky është kirurgu që shfrytëzonte të miturën për prostitucion, e “kamuflonte” si gruan e katërt

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 42-vjeçari Dervish Hasi, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare.

Burime bëjnë me dije se ai është me profesionin mjek kirurg, teksa abuoznte sekusualisht me një vajzë 16-vjeçare, të cilën e kishte njohur që në moshën 14 vjeçe.

Dervish Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte tre gra të tjera në shtëpi, teksa të miturën e kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt. 16-vjeçarja shkonte në shtëpinë e mjekut në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë në javë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kjo gjë do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

42-vjeçari është vënë në pranga pas një kallëzimi të depozituar në komisariatin nr.1 në kryeqytet.

Dervish Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.