Gjatë ndeshjes Shqipëri – Itali, loja u ndal për disa minuta, për shkak që brenda fushës u fut një tifoz.
Sigurimi arriti ta kapë në mes të fushës duke e rikthyer në pjesën e tifozëve.
Tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj.
Ai jeton që një kohë ne Dusseldorf të Gjermanisë.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni momentin kur tifozi ndërpreu ndeshjen duke hyrë brenda fushës dhe arriti t’i përshëndes disa nga lojtarët e kombëtares.
Tifozi që mori vëmendjen sonte ka treguar për Insajderin arsyen që e shtyu për ta bërë këtë veprim.
”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë tifozi Rexhepi.
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/06/image-94.png)
Ai po ashtu ka treguar se ndaj tij janë marrë masa pas hyrjës në fushë. Është penalizuar për këtë veprim. I është ndaluar futja në stadiumet gjermane në të ardhmën.