Lamborghini dhe hotel’, sekuestrohet 550 mijë euro pasuri në Cërrik e Elbasan! Pronarët të dënuar për prostitucion në Belgjikë e Itali

Disa prona me vlerë 550 mijë euro janë sekuestruar në Elbasan, të dyshuara se janë përfituar nga të ardhurat prej krimit, pronarët e të cilëve rezultojnë të dënuar për prostitucion.

Më kërkesë të prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 2 pasurive në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistruar pronat në emër të tij dhe të afërmve. Konkretisht është sekuestruar 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik  në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2020, dhe 1 automjet “Lamborghini”.

Nga hetimet dyshohet se pasuritë e sekuestruara kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Po ashtu policia ka sekuestruar pasurinë e Uard Kalotit, 34 vjeç, banues në Elbasan. Konkretisht i është sekuestruar një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan.

‘Me kërkesë të prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 977 të vitit 2023, gjykata vendosi sekuestrimin e një apartamenti në pallatin 583/4 Sh.1, kati 9 Ap.19 me sip.105 m2 me nr.pasurie 5/287+1-19, në Lagjen e Re.’- njofton prokuroria e Elbasanit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Uard Kaloti, i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.