epa10587363 A woman walks past a mural reading in Serbian language 'There is no turning back from here... Kosovska Mitrovica' in Northern Mitrovica, Kosovo, 23 April 2023. Four Serb-majority municipalities in northern Kosovo are holding elections for mayors and municipal institutions in Zvecan, Northern Mitrovica, Zubin Potok and Leposavic, organized by the government in Pristina after a dispute over license plates and personal documents that triggered a Serb walkout from their jobs in institutions of Republic of Kosovo in November 2022. Serbian List party called for boycotting the elections. EPA-EFE/DJORDJE SAVIC

Less: Serbia mund t’i paguajë në euro pagat dhe pensionet serbëve në Kosovë

Profesori Timothy Less i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit deklaroi në një intervistë për mediat serbe se nuk mendon se ndalimi i dinarit në Kosovë kërcënon rrënjësisht pozitën e serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët, beson ai, mund të përdorin eurot dhe të vazhdojnë të jetojnë pak a shumë si deri tani, me kushtin që Serbia të jetë “e gatshme të financojë institucionet paralele dhe të paguajë pensionet dhe ndihmën sociale në euro”.

“Kjo çështje nuk është aq praktike sepse ka një zgjidhje, është më shumë çështje e indinjatës së serbëve për të pranuar lëvizjen e Kosovës, e cila në nivel simbolik dërgon mesazhin se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, dhe dëshmia e kësaj është se Kosova nuk e përdor dinarin, gjë që sigurisht serbët nuk e pranojnë, veçanërisht serbët që jetojnë në Veri të Kosovës dhe që duan të mbeten pjesë e Serbisë dhe që e shohin veten si pjesë e Serbisë”, thotë Less.

Ai tregon se SHBA-të dhe Evropianët e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre se nuk e pranojnë imponimin e njëanshëm të euros dhe ndalimin efektiv të përdorimit të dinarit në rrjedhat e përditshme financiare, por i kanë thënë Kosovës që këtë ta negociojë brenda kornizës të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian