Tre të arrestuarit nga policia serbe në Merdare, Dervish Maliqi, Esat Muçolli dhe Fatmir Hajdari, sapo janë liruar nga paraburgimi.
Mediat kosovare thonë se, ata tani ndodhen ende në Gjykatë, por gjyqtari ka marr vendim për lirimin e tyre.
Vendimi është marr pas seancës gjyqësore e cila sapo ka përfunduar në Gjykatën e Kurshumlisë. Ata po mbaheshin të ndaluar që nga 13 qershori.