Lista Serbe thotë se serbët s’do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Lista Serbe (LS) ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë që nis të premten.

Këtë ky subjekt politik e ka arsyetuar me gjoja “dëbimin” e serbëve nga Qeveria e Kosovës.

Sipas LS-së, pjesëmarrja në regjistrim “do të ishte poshtërim i madh për popullin tonë”.

Pjesëmarrja në regjistrim të popullsisë kërkohet me ligj dhe në rast refuzimi, qytetari mund të penalizohet me gjobë prej 30 deri në 2,000 euro.

Megjithatë, për Listën Serbe dënimet e paralajmëruara janë thjesht tentim për frikësim dhe se ata nuk do të pranojnë të marrin pjesë në regjistrim.