Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Pas 45 minutave të para, kuqezinjtë e Silvinjos kryesojnë 0-1 në transfertë.
Në minutën e 24-t, ishte Sokol Cikalleshi, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Një minutë me herët, fitoi 11-metërshin Taulant Seferi, pas një lëvizje të bukur në zonë.
Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, Shqipëria do të kualifikohej zyrtarisht në Europian.