Zhbllokohet sfida, Cikalleshi kalon Shqipërinë në avantazh

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në minutën e 24-t, ishte Sokol Cikalleshi, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Një minutë me herët, fitoi 11-metërshin Taulant Seferi, pas një lëvizje të bukur në zonë.

Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, Shqipëria do tyë kualifikohej zyrtarisht në Europian.