“Mbyllja e Muzeut, e gabuar”, Etnologia: Rrezikon dëmtimin dhe humbjen e objekteve

Njoftimi për mbylljen e e muzeut historik kombëtar për 4 vite për shkak të restaurimit ka irrituar etnografët dhe studiuesit e historisë dhe trashgëmisë sonë kulturore.

Të shumtë janë ata që kanë shprehur qëndrimin kundër këtij vendimi i cili, nuk jep asnjë informacion  më tepër se çfarë fati e pret këtë muze pas 18 marsit.

Etnografja afërdita onuzi e sheh në dy rrafshe mbylljen e muzeut, të pakonsultuar me asnjë profesionist,ku  sipas saj, kjo ndërhyrje mund të dëmtojë, humbë dhe zhdukë shumë thesare të asaj që përfaqëson indentitetin tonë.

Në një kohë që vëndi ynë regjistroi 10 milion turristë, Onuzi e thekson se sa problem do të jetë mbyllja, pasi është pika e parë e njohjes me historinë për secilin turist por edhe për të rinjtë tonë që të prekin të shkuarën.

Apeli i vetëm etnografes shkon për institucionet që ndonëse në këtë tymnajë, të paktën objektet të ruhen aty ku u morën si sfidë për të mos dëmtuar atë që na përfaqëson.