Mediat në Beograd: Arrestohet shtetasi serb, spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe atij të Kosovës

Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet vendase atje, pasi dyshohet se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive të inteligjencës në Kosovë.

Sipas mediave në Beograd, personi u arrestua në  Jagodinë, një qytet në Serbi.

Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve dhe ndjekjes së mëtejshme të një grupi personash që përbënin rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë nga D.R, me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës.

Siç raporton Novosti, është P.M nga Jagodina, shtetas i Serbisë, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë.

Ai dyshohet për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.