Mediat ruse për vdekjen e Prigozhin: Ishte vendosur bombë në kondicionerin e avionit, ja kush kishte akses

Pas vdekjes në aksidentin me avion të kreut të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, kanë nisur hamendësimet rreth mënyrës së si ndodhi ngjarja.

Sipas mediave të huaja, hetimet kanë nisur të nxjerrin në dritë një pistë, e cila rrotullohet rreth sistemit të kondicionimit të avionit me të cilin udhëtonte Prigozhin.

Siç raportohet nga Moskovsky Komsomolets, kondicioneri dyshohet se u prish më 18 korrik, një ngjarje e papritur që do të kërkonte ndërtimin e një sistemi të ri shkruan Corriere della Sera, përveç ndalimit të avionit në aeroportin Sheremtyevo, në Moskë.

Operacioni do të kishte përfunduar më 20 gusht, një periudhë e konsiderueshme kohore, e cila mund t’u kishte dhënë sulmuesve mundësinë për të vendosur bombën në avion.

Sipas gazetës ruse, tre persona kishin akses në Embraer gjatë riparimeve, dy inxhinierë, Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov, dhe drejtori teknik Minchenkov.

Instalimi i turbocooler në kondicionerin e avioni filloi në mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi në mbrëmjen e 20 gushtit, ndërsa incidenti me pasojë vdekjen e Prigozhin ndodhi më 23 gusht.