Ushtria amerikane bëri të ditur se një nëndetëse me raketa ka mbërritur në Lindjen e Mesme, i cili po përceptohet si mesazh ndaj kundërshtarëve rajonalë në kohën kur administrata Biden po përpiqet të shmangë konflikt më të gjerë në mes të luftës Izrael-Hamas.
Komanda Qendrore e SHBA tha në rrjete sociale të dielën se një nëndetëse e klasit Ohio po hynte në zonën e përgjegjësisë. Një foto e postuar me njoftimin dukej se tregonte nëndetësen në Kanalin e Suezit në verilindje të Kajros, raporton CNN.
Këtë, mediumi amerikan e ka quajtur si “mesazh të rrallë” të ushtrisë amerikane.
Marina e SHBA-së ka katër nëndetëse me raketa të klasit Ohio, ose SSGN, të cilat janë ish-nëndetëse të raketave balistike të konvertuara në funksion të lëshimit të raketave ‘Tomahawk’ në vend të atyre balistike.
Sipas mediumit amerikan, ushtria amerikane rrallë lajmëron lëvizjet ose operacionet e flotës së saj të nëndetëseve me raketa. Anijet me energji bërthamore funksionojnë në fshehtësi pothuajse të plotë.