Ministri i Brendshëm grek mbërrin në burgun e Durrësit për të takuar Belerin

Ashtu sikurse ishte parashikuar, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, Yannis Oikonomou ka mbërritur sot rreth orës 10:30 në burgun e Durrësit për të vizituar Fredi Belerin.

Oikonomou mbërriti një ditë më parë në Tiranë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë përplasje diplomatike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.