Një pasagjer i paftuar ka terrorizuar disa nga udhëtarët e avionit “AirAsia’ të cilët ndodheshin në fluturimin e linjës Bangogk-Phuket.
Pak para se avioni të ulej në aeroport udhëtart panë në gjarpër tu afrohej sendiljeve të tyre, çka ka shkaktuar panik në avion.
Menjëherë disa prej pasagjerëvve u larguar nga sendiljet e tyre, ndërsa shumë të tjerë u bënë kuriozë dhe nxorën telefonat për të filmuar “pasagjerin e paftuar”.
“The Indipendent”, shkruan se ngjarja u regjistrua në aeroplanin “Airbus A320” të “AirAsia” më 13 Janar.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri nga anëtarët e ekuipazhit përdori një shishe boshe për të futur gjarprin në një qese të madhe. Akoma nuk është e qartë se si gjarpri përfundoi brenda avionit.
Pasi avioni u ul, u kontrolluan të gjithë ambientet e brendshme të tij dhe sipas raportimeve, nuk u gjetën gjarprinj të tjerë.