Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i kirurgut, realizonte video +18 me tre gratë dhe minorenen. QSUT e pezullon nga puna

Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi 42-vjeçarit Dervish Hasi me profesion kirurg, i cili është arrestuar në Tiranë për shfrytëzim prostitucioni me të mitur.

Mësohet se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të 4 personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjecarit.

Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua sot për shfrytësim për prostitucion të një 16-vjeçareje është pezulluar nga detyra në QSUT.

Hasi njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera. Ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.

Mësohet se 16- vjeçarja herë pas here shkonte në banesën e 42-vjeçarit, sakaq dyshohet se ky i fundit ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.  Dervish Hasi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

“Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.