“Mosnjohja nga Serbia, pengesë kyçe”, tensionet në Kosovë hynë në fazë të re, Serbia drejt autoritarizmit

Problemet me Serbinë konsiderohen si pengesë kyçe në rrugën e Kosovës përpara. Në këtë përfundim arrin raporti i “Freedom House” i vendeve në tranzicion 2024. Kosova mbetët në të njëjtin pozicion si viti i kaluar, dhe në një shkallë vlerësimi ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët drejt përparimit demokratik dhe 7-a më të lartin, vijon të ketë 3.29 pikë.

Sipas “Freedom House” mospajtimet me Serbinë gjatë vitit 2023 hynë në një fazë të re të përshkallëzimit të tensioneve. Raporti përmend protestat e dhunshme të majit në veriun e Kosovës si dhe sulmin e armatosur në Banjskë në shtator.

“Kryeministri Albin Kurti ka nisur proces të ri vetingut për gjyqtarët. Mirëpo, refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës vazhdon të jetë barrierë e madhe për demokratizim. Pavarësisht marrëveshjeve të arritura mes dy qeverive në fillim të vitit 2023, vitin e ka përcjellë jo stabiliteti dhe përshkallëzimi i dhunës së nxitur pjesërisht prej lidhjeve jozyrtare të Beogradit me grupet e organizuara kriminale”.

Sipas raportit, përplasjes mes Kurtit dhe partnerëve ndërkombëtare dhe mungesa e konsultimeve me komunitetin serb ka ndërlokuar përpjekjet e qeverisë për t’u çliruar nga sfida afatgjatë.

“Në shumë vende por sidomos në ato të Ballkanit Perëndimor” konstaton organizata, liderët politikë po e shfrytëzojnë fokusin më të madh në sigurinë rajonale si arsyetim për t’i përmbysur institucionet demokratike dhe për t’i shmangur normat demokratike.

Serbia ka rënien më të madhe në nivelin e demokracisë gjatë vitit të kaluar, diçka që i atribuohet përpjekjeve të Vuçiç për të konsoliduar pushtetin. Siç thuhet, vendi është drej shndwrrimit në një regjim gjysmë te konsoliduar autoritar