MPJ kërkon nga bashkëatdhetarët të shmangin udhëtimin përmes Serbisë: Shfrytëzoni pikat tjera kufitare

Minsitria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë nisur rrugëtimin për në Kosovë, të shmangin pikë kalimet kufitare përmes Serbisë.

Sipas njoftimit, MPJ u kërkon qytetarëve të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë.”, ka njoftuar MPJ në Facebook.

“Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje ata kanë bërë thirrje që të ndjekin përditësimet nga Policia e Kosovës./Reporteri.net.