Serbia mori peng tre policë të Kosovës, heshtje nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët

Ushtria serbe arrestoi sot tre policë të Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi dhe sipas Prishtinës zyrtare tre zyrtarët kufitarë patrullues u rrëmbyen brenda territorit të tyre.

Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në këtë situatë të paprecedentë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri Svelça por edhe faktorë të tjerë politikë në Kosovë kanë kërkuar reagimin e ndërkombëtareve.
Nga ana tjetër duket se karshi këtyre shkeljeve nga ana e Serbisë, ndërkomnbëtarët po mbyllin sytë pasi deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga dalja e lajmit asnjë reagim nuk ka pasur as nga Shqipëria.