Myftiu i Beogradit del kundër vëllezërve myslimanë: Serbia ime nuk e meriton këtë, serbët nuk janë komb gjenocidal!

Një deklaratë e turpit vjenë nga Myftiu i Beogradit Mustafa Jusufspahić i cila ka shkruar në profilin e tij X se Serbia nuk e meriton atë që po i ndodh dhe se serbët nuk janë një komb gjenocidal.

“Serbia është vendi im, ne jetojmë në të dhe i lutemi Zotit në xhami, kisha dhe sinagoga. Ka mijëra xhami ku falen rreth 600.000 myslimanë që jetojnë këtu. Myslimanët në territorin e Serbisë, i cili është nën sundimin e popullatës shumicë ortodokse, jetojnë dhe punojnë në harmoni dhe ndajnë një fat të përbashkët për shekuj, dhe këtë e dëshmoj unë si musliman i Serbisë sime. Ky komb nuk është gjenocidal dhe Serbia ime nuk e meriton. Gjatë gjithë historisë, sigurisht që ka pasur individë që kanë pasur ide të tilla të çmendura, por ata nuk kanë infektuar njerëzit që ende po luftojnë kundër ideve të tilla askund në botë. Bosnja dhe Hercegovina ime vuajti dhe unë përjetova çdo dhimbje në zemrën time.

Bosnja dhe Hercegovina ime vuajti dhe unë përjetova çdo dhimbje në zemrën time. Jetën e saj, si jeta e Serbisë sime, na e ka dhënë Zoti që të jetojmë dorë për dore në harmoni me njëri-tjetrin. Të tregohemi të zgjuar dhe të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës “, ka shkruar Jusufspahiq i cili kontrollohet nga Kisha Fashiste Serbe.