‘Na sulmoi i pari’, dëshmia e babait të Elia Zaharias kundër Princ Lekës: Ai është 2 metër i gjatë, unë mezi qëndroj në këmbë

Gjergj Zaharia, ish-vjehrri i Princ Lekës, ka mohuar që ta ketë sulmuar. Në dëshminë e dhënë ai pretendon se vetëm është vetëmbrojtur pas sulmit nga Princ Leka.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Elia Zaharia ish-bashkëshortja e Princ Lekës, duke thënë se ka qenë princi ai që ka tentuar ta godasë dhe është treguar i dhunshëm ndaj tyre që në fillim.

Gjergj Zaharia: Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë

Elia Zogu: Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur.