Pas ndeshjes së shkuar në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, ndaj Florian Markut pati një lumë kritikash e dyshimesh në lidhje me kundërshtarin, me nivelin dhe gjithçka që u organizua. Mes tyre edhe kritikë të botë së boksit, si trajneri i kombëtares shqiptare, apo boksierë të tjerë.
Që prej asaj periudhe ai nuk është parë më, deri në një video të fundit, që ka publikuar pak ditë më parë në Tik Tok.
Ajo që bën përshtypje këtë herë është se kundërshtarin e radhës, këtë herë e ka gjetur në Instagram. Sipas asaj që ai vetë deklaron, bëhet fjalë për një sportist, i cili i ka shkruar më shumë se një vit në parë për t’i kërkuar që të ndeshen dhe tani boskieri nga Lushnja ka vendosur të boksojë me të, pikërisht pas një bisede në rrjetet sociale.
Tingëllon e çuditshme që në botën e sportit profesionist, çfarëdolloj disipline, ku gjërat funksionojnë në bazë të menaxherëve apo kompanive, të arrish të gjesh një kundërshtarë në rrjetet sociale.
Gjithsesi boskieri shqiptar ka vendosur kështu. Pritet që kundërshtari i tij të jetë irlandei – Dylan Moran, i cili njihet si ndihmësi i Conor McGregor, dhe ndeshja supozohet të zhvillohet në muajin korrik ose gusht.