Zgjedhjet në Turqi, sipas sondazheve, kandidati antirus Kılıçdaroğlu mund të fitojë në raundin e parë

Qendra Avrasya ka bërë një sondazh me një rezultat të papritur, sipas të cilit kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Kemal Kılıçdaroğlu, do të mundë në raundin e parë presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas sodazhit ai pritet të merr 51.3% të votave dhe Erdogan 44.2%, gjë që përjashtoi një balotazh pasi kandidati i tretë u tërhoq tre ditë përpara zgjedhjeve. Ndërkohë, Kemali akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje.

Anketa përfshinte 2460 persona dhe gabimi ishte rreth 2.2%. Erdogani është i lodhur i cili kundërshtohet nga e gjithë bota perëndimore dhe më e rëndësishmja Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Pra, gjithçka është shumë e vështirë për Erdoganin.