ArkimandriVasian ishte ndër katër personat që ditë më parë u shpallën “nongrata” nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në Shkup. Synimi i tij ishte krijimi i një zone për aktivitete në interes të Moskës në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut.
I lindur më 25 mars 1975 si NikolaiValerieviçZmeev, ArkimandriVasian, Vasiani ka një biografi të pasur – nga rektor i Kompleksit të Patriarkanës së Moskës në Sofje e deri në përfaqësues të Patriarkut të Moskës dhe Gjithë Rusisë në Bjellorusi.
Ka diplomuar në Seminarin Teologjik të Moskës në vitin 1998, ndërkohë që në vitin 2002 u diplomua në Akademinë Teologjike poashtu të Moskës. Në vitin 1999 ai u bë murg me emrin Vasian për nder të një shenjtori rus, kurse më pas ka marrë të gjitha gradat kishtare. Më 7 Mars 2018, me vendim të të Kishës Ortodokse Ruse, Arkimandriti Vasian (Zmeev) u lirua nga posti i përfaqësuesit të Patriarkut të Moskës dhe Bjellorusisë dhe u emërua kryesuesi Kishës Ortodokse Ruse (KOR) në qytetin e Sofjes.
I vendosur në Sofje, Vasiani vizitonte shpesh Shkupin. Jo rrallë herë janë mbajtur lutje në kishat e Maqedonisë së Veriut për të gjithë ushtarët rusë të vrarë në luftën e nisur pas pushtimit rus në Ukrainë.
Duke parë aktivitetin e tij dashakeq, Maqedonia e Veriut ia ndaloi hyrjen, ndërkohë që edhe në Bullgari u hap tema e vigjilencës ndaj këtyre ndikimeve dhe për domosdoshmërinë e reformave në shërbime.
Arkimandriti rus 48-vjeçar Vasianndezi alarmin e ndikimit të madh të Rusisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari nëpërmjet kanalit më efikas – atij religjioz.
“Me ndalimin e hyrjes së arkimandritit rus në vendin tonë, mendoj se autoritetet laike maqedonase në radhë të parë kanë dashur t’u dërgojnë një mesazh më të drejtpërdrejtë disa peshkopëve maqedonas në Sinodin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM-OA), se marrëdhëniet e tyre me Kishën Ortodokse Ruse e kanë kaluar vijën e kuqe të paanshmërisë dhe se tashmë krijon një problem më të gjerë. Shteti, padyshim, dëshiron t’i tregojë KOM-OA se në cilin drejtim gjeostrategjik duhet të drejtohet kryqi, para të cilit lutet”, ka thënë për DW në gjuhën maqedonase gazetari dhe analisti fetar, BrankoGjorgevski.
Në këtë drejtim, për ndikimin e madh rus në KOM-OA ka alarmuar edhe presidentii shtetit, StevoPendarovski. Në disa raste ai ka theksuar se “në Sinod veprojnë elementë rusë”, gjë që si duket nuk është përfillur nga kleri.
Arkimandrit Vasian ka pesë vjet e gjysmë që qëndron në Sofje. Në vitin 1953 Kisha Ortodokse Bullgare (KOB) ia fali KOR-it kishën “ShënNikollaMrekullibërësi” në Sofje, e cila u bë oborr i Patriarkanës së Moskës dhe këtë vit shënon 70 vjetorin e atij akti.
Veprimtaritë e Vasianit për shënimin e atij përvjetori ishin të parat me të cilat ai kishte tërhequr vëmendjen. Sidomos në dhjetor 2022, kur kreu i diplomacisë kishtare ruse, Mitropoliti Antoni i Volkolamit, mbërriti në Sofje me ftesë të tij.Pastaj partia bullgare, Bullgaria Demokratike (DB) akuzoi se Antoni po vinte për të bërë presion ndaj Kishës Ortodokse Bullgare që ta njohë KOM-OA me statusin dhe emërtimin e përcaktuar nga Kisha Ortodokse Serbe(KOS) në maj 2022. Kjo parti pro-perëndimore alarmoi atë kohë se marrja e një pozicioni pro-serb dhe pro-rus nga KOB mund të çojë në komplikime serioze diplomatike jo vetëm me kishat e tjera ortodokse, por edhe me shtetin grek për shkak të kontrollit mbi PatriarkanënEkumenike, e autorizuar të japë njohje të kishave të reja.Por kjo Patriarkanë i ka vendosur si kusht KOM-OA që të mos përdorë emrin “maqedonas” por të quhet vetëm Ipeshkvi e Ohrit. Kjo ka krijuar një hapësirë të mjaftueshme që KOR të bëjë presion mbi KOS dhe KOB që të njohin KOM-OA dhe kështu të orientojnë klerin maqedonas kah Moska.
Partitë pro-perëndimore në Sofje vlerësuan se me vizitën e Antonit, si përfaqësues i lartë i KOR-it që mbështet hapur pushtimin e Putinit në Ukrainë,edhe Bullgaria po komprometohet. Ata i kërkuan Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (DANS) të vendosë një masë kufizuese për mos lejimin e Mitropolitit Anton në territorin e Bullgarisë, duke pasur parasysh se Rusia e kishte përfshirë Bullgarinë në listën e shteteve armike. Po kjo nuk ndodhi. Madje, një muaj më vonë, Mitropoliti Antoni mbërriti në Shkup.Më 11 janar të këtij viti, Kryepeshkopi i KOM-OA, z. Stefani, i shoqëruar nga mitropolitët Pjetër, Timote dhe peshkopi i Heraklionit z. Kliment, pati një takim me Mitropolitin Anton, i shoqëruar nga Vasiani, kryepriftërinjtë NikolaiBalashov dhe dy priftërinj tjerë.
Vasiani, i pari nga e majta gjatë një takimi me KOM-OA në Shkup në prill të këtij viti.
“Është gjeneratori nga i cili fuqizohet kjo strukturë dhe që ka kanale të shumta komunikimi me Kishën Ruse dhe ndikimi i të cilit u pa më drejtpërdrejt në vendimin e KOM-OA për të mos njohur Kishën Ortodokse në Ukrainë, të cilës PatriarkanaEkumenikei dha njohjen e autoqefalisë. Ai vendim i ipeshkvijve maqedonas ishte një distancim i qartë nga PatriarkanaEkumenike dhe një lëvizje që mbështeti qëndrimet ruse”, thotë Gjorgjevski për DW. / The Geopost