Netanyahu: Fitorja në luftën në Gaza, e vetmja mënyrë për të garantuar ekzistencën e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se fitorja në luftën në Gaza do të jetë një çështje ekzistenciale për Izraelin. Deklaratën, Netanyahu e dha gjatë një ceremonie përkujtimore të Holokaustit, shkruan The Times of Israel.

“Sprova jonë është të vazhdojmë dhe të qëndrojmë së bashku derisa të arrijmë fitoren sepse këto janë ditë fatale dhe kjo është mënyra e vetme për të garantuar ekzistencën dhe të ardhmen tonë”, ta Netanyahu.

Ai theksoi se Hamasi ka të njëjtin synim si nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore për të eliminuar popullin hebre, dhe nuk ka arritur ta bëjë këtë vetëm sepse Izraeli tani është në gjendje të mbrojë veten.

Netanyahu ka përsëritur qëllimin e tij për fitore totale në Gaza, përmes nisjes së një pushtimi tokësor të Rafahut, ku janë strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë.