Disa klerikë serbë kanë vizituar Kishën në fshatin Studenicë të Istogut të martën duke ngjallur reagime të shumta.
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka dënuar ashpër këtë vizitë, pasi siç ka thënë, qëllimi primar i tyre ishte përhapja e shumë të pavërtetave dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë.
E dje një grua lajmëroi në polici për dëmtimin errethojës së objektit të kompleksit kishtar në Studenicë të Istogut.
Sipas policisë nuk ka të dyshuar për këtë rast.
Ndërkaq ata tashmë kanë nisur hetimet.
“Fsh. Studenicë, Istog 05/06.03.2024 NN. Dëshmitarja femër kosovare përmes telefonit ka njoftuar se është dëmtuar rrethoja e këtij kompleksit kishtar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë iniciuar rastin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.