Një i vdekur e 9 të lënduar, Policia zbulon shkakun e aksidentit të rëndë në Istog

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin e rëndë me një të vdekur e nëntë të lënduar në Dobrushë të Istogut.

Siç njofton Policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:40 dhe të përfshira kanë qenë tri automjete, një traktor dhe dy vetura.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё, bën të ditur policia.

“Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 22:40, Policia është informuar për
një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushё- Istog.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit
Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te
aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat
e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin
Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e
njёrit nga personat e lënduar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë
Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.