Një listë e automjeteve më jetëgjata

Makinat nuk zgjasin përgjithmonë. Edhe pse mund të zgjasin për disa dekada, pjesët e tyre konsumohen, nevojiten servise gjithnjë e më të shpeshta dhe në fund është më fitimprurëse ta çoni makinën në skrap sesa të vijoni më tej ta mbani në përdorim.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA ka publikuar informacione se gjatë jetës së tyre ato udhëtojnë mesatarisht 320 mijë kilometra.

Herë pas here dëgjojmë histori për makina që kanë përshkuar një milion e më shumë kilometra dhe kanë arritur një moshë mbi mesataren.

Sidoqoftë, ekzemplarë të tillë janë përjashtim.

Truku për jetëgjatësi është mirëmbajtja e rregullt.

Shërbimet e rregullta, kujdesi ndaj komponentëve, zëvendësimet sipas nevojës, drejtimi i kujdesshëm dhe parkimi në garazh kontribuojnë në zgjatjen e jetës së tyre.

Ka edhe makina që kanë dalë nga linja e prodhimit me rezistencë të madhe.

Duke marrë parasysh parametrat e kilometrazhit dhe kohëzgjatjen e vendosur nga organizata dhe prodhues të ndryshëm, ekzistojnë disa modele që lehtë mund të mbulojnë gjysmë milioni kilometra.

ElMotor ofron një listë të makinave që kanë arritur të përshkojnë 500 mijë kilometra.

Mercedes E class

Peugeot 406

Citroën Xantia

Toyota Land Cruiser

Mercedes S class

Skoda Octavia

Seat Toledo

BMW Seria 5

Audi A6

Mercedes C class

Siç e vini re, lista përfshin modelet më të mira premium, si dhe automjetet me çmim të mesëm.