“Nuk distancohet nga Millosheviçi dhe Putini”. Kurti: Problemin e kemi me Beogradin, jo serbët e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se nuk ka asnjë problem me serbët lokalë që jetojnë në Kosovë por me Beogradin zyrtar që nuk është distancuar nga Millosheviçi i atëhershëm dhe Putini i sotëm.

“Aspak problem me serbët e Kosovës në komunat e veriut që po integrohen, kemi tri gra zëvendës kryetare komunash, po legalizojmë patentat për shoferët, siç kemi bërë me targat, po bëjmë verifikimin e diplomave sepse universiteti atje është ilegal, megjithëse është ilegal gjejmë mënyra për t’i pranuar ata në tregun tonë të punës dhe institucionet shtetërore”, deklaroi Kurti.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se gjatë qeverisjes së tij janë bërë përpjekje të vazhdueshme për zhvillim ekonomik, demokraci dhe sundim të ligjit.