Nuk u lejuan të hyjnë në takimin e Ramës në Milano, flasin studentët e Diasporës

Takimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano u shoqërua nga një incident këtë të diel.

Studentët e diasporës që shpalosën banderolën “Dua te votoj 2025” në parlament nuk janë lejuar dhe janë nxjerrë me dhunë nga stadiumi në Milano.

Në emisionin Review në Euronews Albania grupi i aktivistëve që ishin pjesë e nismës së sotme treguan se qëllimi i vetëm ishte që të hapnin banderolën dhe të thërrisnin në kor ‘vota e diasporës’ për të sensibilizuar kryeministrin dhe të tjerët të pranishëm.

“Ishte ushtrim dhune, thjesht na tërhoqën me forcë nga vendi. Ata nuk e kishin idenë se për çfarë ishim ne aty dhe se çfarë shkruhej në atë banderolë. Një prej tyre ishte pranë nesh më parë dhe kur i treguam banderolën na tha; ‘shumë mirë, bravo’, dhe në momentin që ne tentuam të hapnin banderolën ai u lëshua bashkë me njerëz të tjerë duke na kapur me dhunë për të na nxjerrë jashtë”, tregoi një tjetër.