Numri i lindjeve vijon të bjerë, ky është qyteti me më pak foshnja për vitin 2023

Muaj pas muaji, numri i lindjeve në Shqipëri po vjen në rënie.Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023, u regjistruan 5.857 lindje, duke shënuar një rënie me 7.6% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022.

Ky tregues ka ardhur duke u përmirësuar në raport me muajt e mëparshëm sepse referuar INSTAT, rënia më e madhe e lindjeve u regjistrua në tremujorin e parë të 2023, në një nivel prej afro 17%. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra.

Ndërsa numri i vdekjeve gjatë muajve të fundit të 2023 ishte 4.819, një tregues që shënon rënie prej 10.5% në raport me të njëjtën periudhë të 2022.

Njësoj si për lindjet, Tirana është qarku ku janë regjistruar edhe  më shumë vdekje, ndërsa Kukësi renditet si qarku me më pak të tilla. Shqetësues është fakti qe në pesë qarqe të vendit regjistrohen më shumë vdekje sesa lindje, kryesuar nga Qarku i Korçës.