Pamje që tregojnë fuqinë e vërtetë të tërmetit që goditi Tajvanin, shoferi i veturës shpëton “për një fije floku” nga rrëshqitja e dheut

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në rrjetet sociale që tregon më së miri fuqinë shkatërruese të tërmetit në Tajvan, që goditi tre ditë më parë dhe ishte me fuqi prej 7.2 magnitudë.

Ky tërmet u konsiderua si më i fuqishmi që goditi këtë vend në 25 vite e fundit, dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale por edhe viktima.

Në kamerën e vendosur në një veturë shfaqet momenti kur nga lëkundjet e forta në një zonë malore, ndodhë rrëshqitja e dheut.

Shoferi i veturës po lëvizte nëpër zonën malore, kur tërmeti goditi Tajvanin dhe në ato momente ai po kalonte nëpërmjet një tuneli.

Për fat të mirë ai uli shpejtësinë sikur të dinte se diçka e keqe do të ndodhte. Para se të dilte në anën tjetër të tunelit, rrëshqitja e dheut mbulon tërë rrugën,

Për fat sasia e madhe e dheut nuk përfundon mbi veturë, por pluhuri që ngritet ia mbulon xhamat shoferit fatlumë.