Pamje të trishta nga Italia, disa rajone të përmbytura, 13 të zhdukur dhe mijëra të evakuuar

13 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar në disa rajone të Italisë, të prekura rëndë nga përmbytjet. Ndërkohë, raportohet edhe për persona të zhdukur, por nga autoritetet nuk ka ende një numër.

Rreth 27 mijë persona të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e përmbytje dhe rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuar nga stuhitë që kanë goditur vendin. Alarmi portokalli është dhënë në zonën e Ferrarës ndërsa shkollat janë ende të mbyllura.

Bëhet me dije 23 lumenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar 280 rrëshqitje dheu dhe duke bllokuar mbi 400 segmente rrugore. 41 komuna janë prekur nga përmbytjet dhe mbi 20 mijë persona janë zhvendosur nga provincat e Bolonjës, Cesenas dhe Ravennas.