Parlamenti turk voton pro anëtarësimit të Suedisë në NATO

Asambleja Kombëtare e Turqisë  dha dritën jeshile për  anëtarësimin e Suedisë në NATO,  me 287 vota pro dhe 55 kundër.

Votimi ishte hapi i dytë i procesit të ratifikimit të Turqisë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme të parlamentit miratoi ofertën muajin e kaluar.

Sot jemi një hap më afër anëtarësimit të plotë në NATO”, shkroi në X (dikur Twitter) kryeministri suedez Ulf Kristerson.

Rezultati i kësaj të marte hoqi një pengesë të rëndësishme për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake, ndërsa tashmë Hungarinë është i vetmi shtet anëtar që nuk e ka miratuar ende pranimin e Suedisë.

Megjithatë, të martën, kryeministri i Hungarisë Victor Orban tha se kishte ftuar homologun e tij suedez, Ulf Kristersson, të vizitonte Hungarinë për të negociuar kushtet e pranimit të Suedisë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës. Finlanda u bashkua me NATO-n në prill 2023, por Suedia është përballur me vonesa të shumta në rrugën e saj drejt anëtarësimit.

Erdogan fillimisht kundërshtoi ofertën e Suedisë për anëtarësim, duke akuzuar zyrtarët suedezë se ishin shumë të butë ndaj grupeve që ata i konsiderojnë terroriste, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Që nga aplikimi, Suedia ka forcuar legjislacionin e saj kundër terrorizmit dhe ka rënë dakord të punojë më ngushtë me Turqinë për shqetësimet e sigurisë./ Reuters