Edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max, është sulmuar derisa ishte duke performuar në skenë.
Ajo sot kishte një koncert në Los Angeles dhe derisa ishte duke kënduar një person u ngjit në skenë dhe e goditi atë në fytyrë.
Këngëtarja menjëherë e ka ndalur performancën e saj duke u larguar. Ajo me një shkrim në Tëitter është shprehur se është lënduar nga personi në fjalë.
“Më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje, faleminderit fansave që ishin spektakolar sonte në LA!!”, ka thënë Ava Max.