Pas një muaj agjërimi, besimtarët myslimanë falin namazin në shesh

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin. Pas përmbylljes së sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë në kryeqytet u mblodhën mëngjesin e sotëm për të falur namazin në sheshin Skënderbej.

Falja e Bajramit nisi në orën 06.30 ku u lexuan pjesë nga Kurani, ndërsa në orën 06:35 para faljes, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu mbajti një fjalë përshëndetëse.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.